28
Protesta e radhës e opozitës do mbahet më 26 nëntor. Lajmi u bë me dije nga kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha të premten gjatë një komunikimi me gazetarët.
“Me datën 26 është protesta tjetër kombëtare, më e fuqishmja që ka njohur Shqipëria.
Ndaj ftoj shqiptarët me datë 26, marshim në Tiranë. E gjithë Shqipëria në Tiranë. Ora do të njoftohet.
Nuk ka tërheqje. Mosbindja civile është rruga e vetme e ndarjes nga kjo diktaturë”, tha Berisha