Kryeprokurori Prokurorisë Speciale Isufaj në Londër, ambasada britanike: Të kënaqur që organizuam këtë vizitë

by Nexhat

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj ka qëndruar për një vizitë zyrtare në insitucionet kryesore të Prokurorisë në Mbretërinë e Bashkuar.

Ambasada britaneze përmes një shkrimi në Facebook ka njoftuar se janë të kënaqur që kanë organizuar një vizitë të tillë, e cila sipas tyre, nënvizon përkushtimin për të forcuar bashkëpunimin dhe ndarjen e praktikave më të mira në fushën e drejtësisë.

banner

“Kemi kënaqësinë të kemi lehtësuar një vizitë zyrtare në institucionet kryesore të prokurorisë në Mbretërinë e Bashkuar nga Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, z. Isufaj, dhe ekipi i tij.
Kjo vizitë, e realizuar përmes projektit tonë rajonal, Nisma për Sundimin e Ligjit në Ballkanin Perëndimor, nënvizon përkushtimin tonë për të forcuar bashkëpunimin dhe ndarjen e praktikave më të mira në fushën e drejtësisë”, thuhet në njoftimin e tyre.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy