Ministri Hoxha takon Gjuriqin, ia përmend deklaratën skandaloze të ministres serbe

by Nexhat

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka njoftuar ditur se është takuar në Uashington me homologun e tij serb, Marko Gjuriq.

Përmes një postimi në X, Hoxha tha se gjatë bisedës, ia ka përmendur edhe deklaratën e ministres serbe për spastrim etnik të Kosovës.

banner

“Rikonfirmova qëndrimin e qartë dhe të palëkundur të Shqipërisë lidhur me deklaratat e papranueshme dhe të papërgjegjshme të bëra së fundmi nga një anëtare e Qeverisë së Serbisë, duke theksuar nevojën për të refuzuar pa asnjë mëdyshje retorikën që nxit tensione, cenon stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal, si dhe bie ndesh me frymën e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe me vlerat Evropiane”, shkroi Hoxha në X.

Ai tha se “pikërisht këtë përfaqëson diplomacia: zhvillimin e një dialogu të hapur, ballafaqimin sy më sy, përballjen me realitetin dhe trajtimin me përgjegjësi të dallimeve”.

Ditë më parë, ministrja e qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviq, tha se po të kishte qenë në vend të Sllobodan Millosheviqit në vitin 1999, do ta spastronte etnikisht Kosovën

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy