28
Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Berat Rukiqi ka ironizuar sa i përket kallximit penal të Ministrit Faton Peci ndaj disa zyrtarëve të LDK’së.
Rukiqi ka kërkuar një tender emergjent për Qeverinë për menaxhimin e sulmeve të panikut që thotë se po ia shkakton LDK’ja.
“Një tender emergjent për Qeverinë. Lënda e kontratës: Menaxhimi i sulmeve të panikut, të shkaktuar nga LDK. Përndryshe, ndryshimi po vjen, drejtësia po vjen, kthimi i çdo centi po vjen”, shkroi Rukiqi në Facebook.