Shumë bujë bëri fjalimi i presidentes Vjosa Osmani një ditë më parë në Kuvendin e Kosovës.
Ky fjalim dhe përfundimi i tij, shfaqën përfundimisht raportet e ngrira Kurti-Osmani.
E kryeministri i Kosovës këtë të premte vizitoi qytetin e Mamushës, edhe objektin e komunës por nuk pati kush që ia nxjerr një fjalë për këtë ngjarje.
Gazetari: Kryeministër a mundesh shkurt me na komentu fjalimin e presidentes?
Kurti: Na mbajti kryetari gjatë.
E para se të vinte në objektin e komunës, Kurti ishte në përurimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në këtë qytet.
Aty ishte bërë pritje madhështore për të, ku flamujt e Kosovës, Shqipërisë e ai Turk ishin bëri gati qysh moti.
Përurimin e qendrës e bëri Kurti.
Brenda vizitoi çdo cep të saj.
Por, kryetari i Komunës së Mamushës Abdylhadi Krasniqi pati edhe disa kërkesa për kryeministrin
“Është edhe një fatkeqësi të vogël por shpresojmë në afat të shkurtë me pas një vizitë në komunën e Mamushës, bashkë me ministrin e Bujqësisë, për mbështetjen e Bujqve, se 40% për sot janë dëmtu”, ka thënë Abdylhadi Krasniqi, Kryetar i Komunës.
E në fjalën e tij, Kurti nuk premtoi se do t’ia realizoj këto kërkesa veçse ia përmendi disa investime në të kaluarën dhe QKMF-në e re.
”Vetëm gjatë vitit 2024 janë më shumë se 150 serra, në Mamushë që janë mbështetur direkt me ndihmë financiare nga ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, pra, Qeveria e Kosovës po ndihmon fermerin e Mamushës që kultivon prodhime cilësore e jo më kot, ju njiheni për këto domate jo vetëm në Kosovë”, ka thënë Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës.
I kënaqur me këtë investim ishte ministri i Shëndetësisë Arben Vitia.
”Hapja e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në komunën tuaj, e angazhimit tuaj të përbashkët e të përditshëm për të pasur kujdesin shëndetësor sa më afër e duke bërë qasje në këto shërbime, më të lirë, më të lehtë e më të përballueshme, dhe të shpejtë për të gjithë dhe pa dallim”, ka thënë Arben Vitia, Ministër i Shëndetësisë.
Ky investim kap vlerën e afro 1 milion eurove.