Gazetari Lirim Mehmetaj e ka publikuar një video në Facebook, ku ministri i Bujqësisë, Faton Peci dëgjohet duke i dhënë dy versione të ndryshme për ngjarjen e njëjtë. Këto dy versione i dha brenda dy ditësh në dy emisone të ndryshme.
Peci fillimisht në një emision thotë se ‘bashkëshortja e tij i ka thënë se a është e mundur që të aplikojë për një pozitë në institucione dhe ky ia ka prerë: ti konkurron, unë jap dorëheqje’. Pra, Peci thotë se po i diskriminon familjarët për punësim.
Ndërsa, version tjetër është kur Peci tregon se familja e tij, unanimisht kishte vendosur që në ditën kur Peci të bëhet ministër, nuk do të aplikojnë për ndonjë pozitë në institucionet publike.
Mehmetaj e akuzoi Pecin si ‘gënjeshtar’.
“A din more me fol najsen pa rrejt? Pse more po rren kaq shumë? Nuk ta ka mor me borxh populli i Kosovës edhe me vjedh edhe me dal me rrejt kështu pa pikë kontrolle”, shkroi Mehmetaj, krahas videos të publikuar në rrjetin social Facebook.