Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka marrë pjesë në Paradën e Krenarisë në përkrahje të komunitetit LGBTQI+. Kurti ka thënë se sot në Paradë është bërë thirrje për baraza e liri. Sipas kreut të Qeverisë së Kosovës janë të papranueshme kërcënimet, abuzimet dhe diskriminimet që përjetojnë anëtarët e këtij komuniteti.
Kurti thotë se shoqëria dhe shteti duhet t’i mbrojë dhe të mësojnë për ta.
Kryeministri i Kosovës ka shtuar tutje se njerëzit duhet pranuar, respektuar dhe dashur ashtu siç janë.
“Pjesëmarrësit e “Paradës së Krenarisë” sot bënë thirrje publike për barazi dhe liri. Janë të papranueshme kërcënimet, abuzimet dhe diskriminimet që i përjetojnë pjesëtarët e komunitetit LGBTQIA+. Shoqëria dhe shteti duhet t’i mbrojnë dhe duhet të mësojnë për ta. Të gjithë së bashku duhet të besojmë në të drejtat e njeriut, në dinjitetin dhe integritetin e çdokujt. Njerëzit duhet t’i pranojmë, respektojmë dhe duam ashtu qysh janë”, ka shkruar Kurti.