Trump pas aktakuzës: Biden po e përdor Departamentin e korruptuar të Drejtësisë e FBI-në e korruptuar

by informim

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka mbajtur fjalimin e tij të parë publik pas shpalljes së padisë federale ndaj tij këtë javë.

Trump sulmoi Departamentin e drejtësisë- FBI-në dhe administratën Biden, duke thënë se ata “e majta marksiste po e përdor edhe një herë Departamentin e korruptuar të Drejtësisë, FBI-në e korruptuar dhe prokurorët për të ndërhyrë”.

“Ata janë të korruptuar. Këta kriminelë nuk mund të shpërblehen. Ata duhet të mposhten. Ju duhet t’i mposhtni ata”, tha Trump, shkruan The Guardian, .

Trump, aktakuzën e fundit e quajti si qesharake dhe të pabazë, teksa shtoi se ajo është “ndër abuzimet më të tmerrshme të pushtetit në histori të vendit”.

Ai përmendi edhe rastin e ish-kundërshtares së tij, Hillari Clinton, të cilën Departamenti i Shtetit e hetoi për disa vite për përdorimin e emailit privat të saj, por s’u gjet asnjë provë bindëse për keqpërdorim të qëllimshëm.

Trump gjithashtu sulmoi Joe Biden mbi dokumentet e klasifikuara nga koha e tij si zëvendëspresident dhe senator, të cilat u gjetën në zyrën e tij në Uashington dhe shtëpinë e tij në Delaware.

“Asgjë nuk i ndodhi Joe. Ai ka kaq shumë dokumente të klasifikuara. Kjo është një fole e sëmurë njerëzish që duhet pastruar menjëherë”, tha Trump përpara turmës.

Kujtojmë se dje është ngritur aktakuzë ndaj ish-presidentit të ShBA-së, Donald Trump, se ka marrë nga Shtëpia e Bardhë gjatë kohës sa ishte president dokumente top sekrete të cilat përmbanin kodet bërthamore e të cilat i fshehu në banjë.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy