Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot ka thënë se vendi i tij mbështet heqjen e pjesshme të masave të BE-së ndaj Kosovës, por kjo sipas tij, nuk do të thotë që këto sanksione do të hiqen deri në fund të vitit.
Guerot tha se këto masa ishin përgjigje e veprimeve të Qeverisë së Kosovës, veprime këto që ishin të pakoordinuara dhe fatkeqe.
Pas 17 muajsh që nga vendosja e këtyre sanksioneve ndaj Kosovës, Guerot thotë se ato ose janë përmirësuar ose ndryshuar, megjithëse kërkon që të ketë sa më shpejt zgjedhje komunale, pas atyre bojkotuese për heqjen e kryetarëve të katër komunave veriore.
“Për hir që t’ua kujtoj të gjithëve, ne kishim një tërheqje masive nga ana e serbëve të Kosovës nga institucionet, përfshirë edhe komunat. Ne mendojmë se këto dorëheqje kanë qenë shumë të rëndësishme për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, po ashtu edhe për komunitetin serbë në Kosovë. Kishim zgjedhjet të cilat janë bojkutuar, dhe bojkoti po ashtu fatkeqësisht ka qenë fatkeq sepse ka çuar në vazhdimësi të bllokadës, megjithatë, me nismën e Qeverisë së Kosovës të cilën neve e kemi konsideruar fatkeqe dhe jo të mirëseardhur, në maj të vitit 2023 që po ashtu ka çuar në dhunë në Zveçan, me 90 ushtarakë të KFOR-it të cilët ishin lënduar bashkë me gazetarë të Kosovë”, tha Guerot në Klan Kosova.