Presidentja Vjosa Osmani njoftoi për “një lajm të mrekullueshëm” nga Halifaxi, ndërsa shkroi në Facebook se “Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak”.
Lajmin e mirë, tha se ajo dhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj e morën nga ministri i Mbrojtjes i Kanadasë, Bill Blair.
“Së bashku me ministrin e Mbrojtjes Ejup Maqedonci, në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax, takuam ministrin e Mbrojtjes të Kanadasë, Bill Blair, i cili na dha lajmin e mirë rreth këtij Programi, pas kërkesës që ia kam bërë ish-Ministres së mbrojtjes gjatë vizitës sime të mëparshme në Kanada”, tha ajo.
“Kosova dhe Kanadaja – një partneritet në rritje në dobi të qytetarëve, paqes dhe sigurisë!”, shkroi Osmani.