14
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shtyrë për në muajin dhjetor seancën paraprake ndaj Sali Berishës, dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi dhe të tjerëve për dosjen “Partizani”.
Avokati Genc Gjokutaj u shpreh se seanca paraprake do të zhvillohet në datë 16 Dhjetor.
Shkak, sipas tij, është bërë materiali voluminoz që duhet të shqyrtohet nga palët e tjera të akuzuara në proces.