Pacolli i LDK-së njofton për familjarë tjerë të pushtetarëve që përfituan nga Ministria e Pecit: Faton, në 6 raste dolën 600 mijë euro

by Nexhat

Sekretari i përgjithshëm i Forumit të Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Egzon Pacolli ka publikuar një tjetër video, ku thotë se tre familjarë tjerë të pushtetarëve përfituan qindra mijëra euro si grante nga Ministria e Bujqësisë.

Ai tha se drejtori i Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Podujevës që udhëhiqet nga LVV-ja, Vigan Salihu, përfitoi 96 mijë e 300 euro nga ministria e udhëhequr nga Faton Peci.

banner

Gjithashtu, tha se Kushtrim Nimoni, djali i axhës së Genc Nimonit, shefit të kabinetit të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, përfitoi 100 mijë euro.

Në listën e përfituesve, ai tha se ishte edhe Veton Mulliqi, këshilltar politik i ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, për të cilin tha se është edhe familjar i Besnik Bislimit, zëvendëskryeministrit.

“Faton, publikoji sa para i kanë përfituar njerëzit e afërt me Lëvizjen Vetëvendosje, sepse në 6 raste dolën 600 mijë euro”, tha Egzon Pacolli. “Nuk do të ndalemi derisa ta ktheni çdo cent”.

Mediat raportuan se Ministria e Bujqësisë tashmë i ka pezulluar grantet për vëllain dhe dajën e deputetes së LVV-së, Fitore Pacolli, si dhe për Naim Huruglicën, këshilltarin e ministrit Faton Peci, pas akuzave për keqpërdorime.

LDK-ja ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurori për këtë çështje

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy