Sulmi i RTK ndaj mediave me lajmin e Slobodna Bosna, Mirena i kërkon AKI të flas pas deklaratave të Rilind Gërvallës

by Nexhat

Ilir Mirena, drejtues i Periskopit ka folur në “Pressing” të T7, për audio-incizimet e publikuar,  ku Drejtori i Televizionit të Kosovës, Rilind Gërvalla e implikon Agjencinë Kosovare për Inteligjencë (AKI), në lidhje me publikimin e lajmit spekulativ për dy mediat kosovare “Nacionale” dhe “Periskopi”, ku duke cituar “Slobodna Bosna”, në mediumin publik të Kosovës plasohet pa fakte pretendimi se këto media “janë të lidhur me Serbinë”.

Për këtë Ilir Mirena ka thënë se AKI duhet të deklarohet, ta bëjë një kallëzim penal për Gërvallën.

banner

Në të kundërtën, siç thotë Mirena nënkupton se disa segmente të AKI-së janë vënë në shërbim të pushtetit.

“Si duket e ka përdorur emrin e AKI-së, një institucioni shumë të rëndësishëm të Kosovës për me plasu një lajm propagandistik kundër Periskopit dhe Gazetës Nacionale, në këtë frymë kundër gjithë mediave, sepse kur sulmohen dy media atëherë edhe tjerat veç duhet me prit kur të ju vjen reni”, ka thënë gazetari Mirena.

“Kjo çfarë kemi dëgju në audio vërtetë është shokuese dhe mendoj që kësaj here duhet përfundimisht AKI ose komisioni në Kuvendin e Kosovës më thirr drejtorin e AKI-së, duhet me pas një qartësim publik që a është përdorur emri i AKI-së prej drejtorit të RTK-së”, ka deklaruar ai.

“AKI duhet me bë një kallëzim penal me tregu që ky ka fol krye në vete edhe e ka keqpërdorur edhe një institucion tjetër publik siç është RTK-ja. Nëse AKI-ja hesht, atëherë i bie që segmente të caktuara në AKI janë vënë në shërbim të kësaj qeverie me i njollos oponentët politikë, e veçanërisht mediat”, ka thënë Mirena.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy