Koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, sot zyrtarisht iu bashkua edhe Lista Ideali e udhëhequr nga Nuredin Lushtaku.
Kjo u bë e ditur gjatë një konference për media ku edhe u nënshkrua koalicionit.
Kryetari i Nismas, Fatmir Limaj ka thënë se ky koalicion është kthyer në bosht të personaliteteve me bagazh të cilët në jetën e tyre kanë vepra më shumë se fjalë.
“Edhe zyrtarisht nënshkruajtëm koalicionin me kryetarin e Idealit për Skenderaj, Gjeneral Nuredin Lushtaku. Ideali për Skenderaj ka dëshmuar se në çdo etapë është burim i pashterrshëm për t’i shërbyer Kosovës, sa herë që shfaqet nevoja. Koalicioni jonë tashmë është kthyer në bosht të personaliteteve me bagazh të cilët në jetën e tyre kanë vepra më shumë se fjalë, andaj qytetarët e Kosovës tanimë e kanë rastin që të përfaqësohen denjësisht pas zgjedhjeve të 9 Shkurtit”, ka thënë Limaj