Xhemaili i AAK’së ‘thumbon’ Osmanin: Me Fahrije Hotin bëje foto për PR personal, tash asnjë fjalë

by Nexhat

Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kushtrim Xhemali – kandidat edhe për deputet – ka pasur pritika ndaj Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për heshtje karshi sulmeve që Kooperativa Bujqësore “Krusha” ka pasur kohëve të fundit – në veçanti pasi u bë temë refuzimi i tyre në një grant nga Ministria e Bujqësisë.

Xhemaili e goditi president për heshtjen e saj pas skandaleve me grante bujqësore nga Ministria e Faton Pecit, ku KB Krusha u anashkalua në favor të vëllait të deputetes së VV-së, Fitore Pacolli.

banner

“As edhe një fjalë Presidentja për krejt shkeljen e dinjitetit që ju bë grave të Krushës, njëherë me refuzim të grantit dhe pastaj linçimit të tyre e cila u përcoll edhe me një konferencë për media nga Fahrije Hoti”, tha ai.

“E njëjta Presidente që ka kërku buxhet shtesë për Zyrën e Presidencës, kryekëput për luks, ka bërë PR personal me foto me Fahrije Hotin dhe në fund ua ktheu shpinën kur u prekën te buka e gojës dhe pozita ku Vjosa është hisedare”, shkroi mes tjerash zëdhënësi i AAK-së

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy