Çadraku: Gjatë veprimtarisë time, kurrë nuk kam marrë urdhra nga Kadri Veseli

by Nexhat

Dëshmitari Halil Çadraku tha të martën në Hagë se gjatë gjithë veprimtarisë së tij në sektorin e Zbulim-Kundërzbulimit (ZKZ), asnjëherë nuk ka marrë ndonjë urdhër nga Kadri Veseli.

Dëshmitari tha se kjo nuk kishte ndodhur as ndaj anëtarëve të tjerë të Shtabit të Përgjithshëm, për çka tha se nëse do të ndodhte, do të ndihej krenar, raporton “Betimi për Drejtësi“.

banner

“Kurrë gjatë krejt veprimtarisë time nga 8 janari e deri në atë kohë kur e kam lënë këtë detyrë më 20 prill të vitit 2000, unë kurrë nuk kam pas ndonjë urdhër nga Kadri Veseli apo ndonjë urdhër nga sektori përkatës i Shtabit të Përgjithshëm. Në dokumentet e mia do të isha shumë krenar po të kisha ndonjë urdhër apo detyrë nga ata, por kurrë nuk kam pas një diçka të tillë. Gjithmonë kam vepruar me ato opinionet e mia me çka kam kuptuar dhe cila rrugë është më e mira”, tha ai.

Përpara kësaj, Çadraku tha se që nga nëntori i 1998-ës deri në mars të ’99-ës nuk e kishte parë asnjëherë Kadri Veselin.

“Nga 16 nëntori e deri në mars, unë nuk më kujtohet dhe nuk e kam parë Kadri Veselin”, tha Çadraku, duke shtuar se nuk ka pasur asnjë kontakt me të.

“Gjithmonë jam munduar që ta propozoj, ta informoj komandantin tim, e përmes komandantit ata në Shtabin e Përgjithshëm se çfarë po ndodhë në Zonën Operative të Pashtrikut. Të gjithë kanë qenë me vetë iniciativë, të gjitha kanë qenë opinioni im, të gjitha kanë qenë mendimi im se si duhet të veprohet, punohet në situata të caktuara për mbrojtje”, tha Çadraku.

Ai shtoi se vija e raportimit të tij ka shkuar përmes strukturës së Zonës, konkretisht komandantit dhe kurrë rrugë direkte nuk ka marrë për raportim tek Shtabi i Përgjithshëm.

“E di që kurrë nuk kam raportuar direkt në Shtabin e Përgjithshëm për këto gjëra”, tha Çadraku.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy