Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, në një konferencë për medie ka prezantuar të dhënat sa i përket debatit mbi kontratat njëburimore. Gjatë prezantimit të shifrave, Muja theksoi se në dy vitet e fundit ka pasur më pak kontrata të negociuara.
“Ne kemi thirrur këtë konferencë për një sqarim për kontratat e negociuara që po quhen njëburimore nga opozita. Dëshiroj të njoftoi se prokurimi me procedure të negociuar porashihet me ligj, përderisa respektohen kriteret. Numri i kontratave njëburimore në dy vitet e fundit është përgjysmë më pak kontrata njëburimore”, tha ai.
Ai shtoi se 15 kontrata janë nënshkruar vetëm në kohen e ish- ministres së Financave, Hykmete Bajrami.
Edhe deputeti tjetër i LVV-sw, Driton Hyseni, tha se gjitha kontratat me procedurë të negociuara janë të bazuara në ligje.
Këto kontrata me procedurë të negociuar ka disa ditë që janë bërë objekt i përplasjeve mes ministrit të Financave, Hekuran Murati dhe deputetes së LDK-së, Hykmete Bajrami.