Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e ka quajtur “shpifës e frikacak”, deputetin Mefail Bajqinovci, pasi ky i fundit tha se asaj i ishin “avulluar 2.5 milionë kg grurë” nga rezervat shtetërore, gjatë kohës sa ishte ministre e Financave.
Por, Bajrami ka publikuar raportimin e Gazetës Metro në të cilin thuhet se Kosovës i janë kthyer rezervat shtetërore prej 2 mijë e 519 tonë grurë, dy vite pasi “ishin zhdukur”.
Gjithsesi, Bajrami është shprehur e ashpër ndaj Bajqinovcit, ajo i thotë deputetit se “katër vjet keni gjurmu dhe keni kërku të gjeni diçka nga koha e qeverisjes sime, por kot”.
“Ti Mefail përpos që je shpifës je edhe frikacak, sepse për katër vjet nuk e ke marrë guximin kurrë me u përballë me mua në Kuvend kur unë ju demaskoj propagandën që aq shumë ju dhemb edhe kur me kë përmendë e ke bërë kur unë s’kam qenë në seancë”, i është drejtuar Bajrami deputetit Bajqinovci.
Ndërsa, për rastin e Thesarit, Bajrami shprehet:
“Për rastin e Thesarit pavarësisht që me keni etiketu, hajnat janë në burg, një pjesë e parave janë kthy në Thesar, ndërsa drejtori i Thesarit me votën tënde është Guvernator në BQK, pikërisht aty ku ruhet krejt buxheti i Kosovës, andaj mjaft shpife”.
Reagimi i plotë i saj: