Dukagjin Gorani, gazetar, ka folur në “Pressing” të T7, për gjendjen në RTK pasi u publikuan audio-incizime ky drejtori i televizionit publik, Rilind Gërvalla, implikon Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI), në raportimet denigruese të RTK-së ku pa asnjë fakt akuzojnë mediat “Nacionale” dhe “Periskopi”, si “të lidhuram e Serbinë”, duke cituar “Slobodna Bosna”, që në mënyrë spekulative akuzonte këto media.
Gorani tha se për Gërvallën nuk ekzisotn asnjë dalim brenda shërbimit të zbulimit, rolit dhe etikës profesionale.
“Për z Gërvalla nuk ekziston pikë dalimi brenda shërbimit të zbulimit, rolit dhe etikës profesionale të gazetarisë, shërbimit publik, televizionit publik. Per ta është pjesë e një lufte të pamësirshme politike. Kjo ka nis si sulm denigrues ndaj dy mediumeve”, ka thënë Gorani.
Tutje Gorani ka thënë se institucionet e Kosovës janë ndërtur me kujdes, madje edhe me ndihmë të bashkësisë ndërkombëtare.
Ai ka thënë se shumë njerëz nuk e bëjnë dallimin në mes televizionit publik dhe shtetëror.
“Çfarë ka bërë ky njeri është që e ka përdor një strukturë të ndërtune gradualisht gjatë viteve edhe me kujdes, edhe dorën në zemër të ndërtune prej bashkësisë ndërkombëtare. Sikur RTK-ja edhe AKI-ja janë të ndërtuara me një kujdes të madh gradualisht ndër vite për me shërby si institucione. Sidomos këto dyja janë ndërtu në modele duke mos ekzistu më herët te ne”, ka thënë Gorani.