Lirimi i Sali Berishës, Ilir Meta e uron nga burgu

by Nexhat

Nga burgu, kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar në lidhje me vendimin e GJKKO për heqjen e masës së sigurisë “arrest shtëpie” me për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Përshëndetjet më të përzemërta për liderin e Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha dhe urime për të gjithë qytetarët që duan dhe meritojnë një shtet të së drejtës! Në veçanti, dua të përshëndes Prof. Dr. Berishën me deklaratën time, si President i Republikës, të bërë më 22 maj 2021, kur ai u shpall “non grata”, sepse gjithmonë kam qenë i bindur se ajo fletërrufe u hartua kundër tij nga Edi Rama, Sorosi, Charles McGonigal, Rossini dhe Mcgonigalët e tjerë për të shkatërruar pluralizmin politik për qëllime korruptive dhe helmuar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA.

banner

Mirënjohje të jashtëzakonshme edhe për Gjykatën e Strasburgut, që si asnjëherë tjetër, e ka klasifikuar rastin “Berisha” si “leading case”, pra të rëndësishëm dhe e kanë komunikuar shumë shpejt këtë njoftim, pa pritur shterim të gjykatave të brendshme. Desorosifikimi i drejtësisë dhe shoqërisë tonë është një emergjencë kombëtare për të rivendosur shtetin e së drejtës dhe mbrojtur interesat kombëtare.

Sali Berisha rifitoi lirinë pas 331 ditësh izolim shtëpiak me vendim nga gjyqtarja e Posaçme Flojera Davidhi. Davidhi është e njëjta gjyqtare që ka në duar edhe një tjetër vendimmarrje ndaj krytarit të PD-së, atë të dërgimit apo jo në gjyq të dosjes “Partizani”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy