Osmani uron Ditën e Forcës: Jeni gardianë të paqes dhe mbrojtës të sovranitetit e integritetit territorial të Kosovë

by Nexhat

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila aktualisht po qëndron për vizitë zyrtare në Kolumbi, e ka uruar Ditën e Forcës.

Osmani, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ushtarët e Forcës së Kosovës janë gardianë të paqes dhe mbrojtës të pakompromis të sovranitetit e integritetit territorial të Kosovës

banner

“Urime Dita e Forcës! Në Ditën e ushtrisë sonë, nderojmë zemrën dhe shpirtin e mbrojtjes së atdheut – Forcën e Sigurisë së Kosovës. Ju jeni gardianë të paqes dhe mbrojtës të pakompromis të sovranitetit e integritetit territorial të Kosovës. Heronjve dhe dëshmorëve që hodhën themelet e Ushtrisë sonë, u takon lavdia e përjetshme”, ka shkruar Osmani.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy