Limaj në Akademinë Përkujtimore në Malishevë: Veteranët e ndjerë po përkujtohen në Nëntorin e lavdisë sonë kombëtare

by Nexhat

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka marrë pjesë në Akademinë Përkujtimore në Malishevë për të nderuar të gjithë veteranët e UÇK’së që kanë humbur jetën pas mbarimit të luftës.

Limaj tha se “se veteranët e ndjerë po përkujtohen në Nëntorin e lavdisë sonë kombëtare”.

banner

Postimi i tij i plotë:

Në vendlindjen time, aty ku secili është edukuar e rritur bashkë me motivin për të nderuar pa dallim, gjithë ata që kanë dhënë kontribut fisnik në luftën për liri.

Akademia Përkujtimore në të cilën sot mora pjesë në Malishevë, në thelb kishte përkujtimin e nderimin për të gjithë veteranët e UÇK’së që kanë humbur jetën pas mbarimit të luftës.

Përgezime për kryetarin Kastrati dhe degën e OVL UÇK’së në Malishevë për këtë organizim sa nderues aq edhe madheshtor, mu për faktin se veteranët e ndjerë po përkujtohen në Nëntorin e lavdisë sonë kombëtare

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy