Berisha: Ismail Qemali po të zgjohej sot, nuk do e njihte më Shqipërinë

by Nexhat

Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se nëse Ismail Qemali dhe etërit e tjerë të pavarësisë, po të zgjoheshin sot, nuk do të njihnin asgjë nga Shqipëria.

Komentet Berisha i bëri në një konferencë për mediat, ku tha se Shqipëria sot është vite e vite dritë larg nga ajo e para 112 viteve.

banner

Berisha shtoi gjithashtu se ngjashmëria mes dy kohëve është në faktin se njësoj si sot, edhe atëherë sipas ish-kryeministrit, pas shpalljes së Pavarësisë, hordhi shqiptare u dyndën drejt Vlorës për ta përzënë Ismail Qemalin dhe për të krijuar principata në shërbim të të huajve.

Reagimi i Berishës:

Ju përshëndes shumë, dhe një përshëndetje të përzemërt.

Sot unë kam një urim nga zemra për të gjithë qytetarët e Vlorës, për të gjithë shqiptarët, Gëzuar festën e Festave, datën e lindjes, datën e re të lindjes së Shqipërisë moderne, ditën e Pavarësisë.

Një ditë kjo në të cilën Ismail Bej Vlora, me një vizion gjenial dhe në kushte tërësisht të kundërta me ëndërrën e tij dhe të shqiptarëve, ngriti në Vlorë flamurin e Skëndërbeut, shpalli Pavarësinë në një akt shpëtimtar të ekzistencës së Shqipërisë, por edhe të kombit shqiptar.

Të dashur miq!

Ismail Bej Vlora dhe etërit e tjerë të pavarësisë po të zgjoheshin sot, nuk do të njihnin asgjë nga Shqipëria në të cilën ata shpallën pavarësinë.

Shqipëria është vite e vite drite larg.

Por nëqoftëse në rrafshin material, fizik, ndryshimet janë vite drite larg, përsëri për fatin jo të mirë, ngjashmëritë janë të pashmangshme.

Pas shpalljes së Pavarësisë, vrapuan të ja merrnin pavarësinë Shqipërisë.

Përzunë nga vendi babain e pavarësisë. Firmosën traktate për zhdukjen e saj. Shqiptarët krijuan principata në shërbim të të huajve

Hodhi shqiptare u dyndën drejt Vlorës për të përzënë Ismail Qemalin dhe kundra tij. 


banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy