Paditi zyrtarë të LDK-së, Haziri i reagon Pecit: Ka qenë këshilltar i imi, u dashtë të mësojë ma mirë

by Nexhat

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të Ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, ndaj disa zyrtarëve të LDK-së.

Reagimi i Hazirit në Debat Plus vjen pas njoftimit të Pecit në Facebook, ku ministri akuzoi kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, dhe kryetarin e Forumit të Rinisë së LDK-së, Paris Gurin, për shtyrjen e fermerëve në deklarime të rreme për përfitime korruptive nga grantet bujqësore.

banner

“Kur ka qenë Fatoni si këta djemtë e ri (që janë paditur nga ministri Peci), kur ka qenë i ri ka qenë këshilltari i imi në Qeveri. Besoj që u dashtë me mësu mirë, që kur je në Qeveri ke përgjegjësi publike ndaj të gjithëve dhe jo ndaj një parti që të ka bërë ministër. Këta dy djemtë e ri e kanë çaravesh krejt subvencionet, që i kanë nxjerrë, që e kanë çu me ndalë”, ka thënë Haziri.

“Ama bash asnjë minutë gjumin nuk u prishet”, ka shtuar Haziri teksa foli për zyrtarët që janë paditur, Paris Gurin dhe Egzon Pacolli – të cilët i bën publike disa raste që dyshohen për keqpërdorime me grante të bujqësisë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy