​Krasniqi për sulmin ndaj Komunës së Zveçanit: Sulmin kriminal e qyqar

by Nexhat

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka dënuar sulmin e mbrëmshëm ndaj ndërtesës së Komunës së Zveçanit, duke e quajtur kriminal e qyqar.

Ai tha se sulmet e tilla nuk do të zbehin vendosmërinë e institucioneve të Republikës së Kosovës për të vendosur rendin dhe për të garantuar mirëqenien për të gjithë qytetarët

banner

“Mbrëmë grupe kriminale kanë sulmuar me granatë dore Komunën e Zveçanit. Dënoj fuqishëm sulmin kriminal e qyqar ndaj objektit të Komunës së Zveçanit. Sulmet e tilla nuk do të zbehin vendosmërinë e institucioneve të Republikës së Kosovës për të vendosur rendin dhe për të garantuar mirëqenien për të gjithë qytetarët tanë.Republika nuk zmbrapset!”, shkroi Krasniqi në një postim në Facebook.

Të enjten para mesnate dy granata dore janë hedhur në objektin e Komunës së Zveçanit.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani ka thënë se nga ky rast nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy