29
Anëtari i Kryesisë së LDK’së, Berat Rukiqi thotë se VV’ja premtoi ‘banim të përballueshëm për 4 mijë familje’ qysh në mandatin e parë të qeverisjes së tyre, por nuk e bëri.
Rukiqi thotë se 4 vjet punë e asnjë projekt, ndërsa sot Kurti bën tentativa për mashtrim, duke njoftuar se është hapur tenderi për banim të përballueshëm në komunat, Pejë, Istog, Gjilan dhe Podujevë.
“4 vjet asnje pune, asnjë projekt. Tash, ne tentative per mashtrim: 1. Nisje te themelimit per themelim 2. Fillim procedurash per nisje te procedurave”, shkroi Rukiqi.