Rohde përgëzon policinë e Kosovës dhe atë gjermane për aksionin kundër bizneseve “Call Center”

by Nexhat

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka përgëzuar Policinë e Kosovës dhe të Gjermanisë për suksesin e përbashkët në operacionin e kësaj jave kundër krimit të organizuar, më saktësisht kundër mashtrimit të bizneseve “Call Center” në vendin tonë.

Ai gjithashtu u shpreh falënderues ndaj oficerëve që morën pjesë në këtë aksion.

banner

“Këtë javë Policia e Gjermanisë dhe ajo e Kosovës kryen me sukses një operacion të përbashkët kundër mashtrimit me Call Center në Kosovë. Ky operacion nënvizon bashkëpunimin e shkëlqyer të autoriteteve tona në luftën kundër krimit të organizuar. Faleminderit të gjithë oficerëve të përfshirë për punën e shkëlqyer ekipore”, ka shkruar ambasadori në X.

Në këtë aksion u arrestuan 20 persona e u konfiskuan 120 mijë euro, sipas Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës dhe ajo gjermane kontrolluan gjithsej 14 lokacione në Prishtinë, Ferizaj, Kaçanik dhe Klinë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy