Situata në veri, Ramadani: Qeveria të kërkojë prezencën amerikane dhe të KFOR-it

by Nexhat

Ish-inspektori i Agjencisë për Inteligjencës, Burim Ramadani, pas shpërthimit të sotëm në kanalin Ibër-Lepenci, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që t’i kërkojë prezencën amerikane dhe KFOR-it për të parandaluar përkeqësimin e sigurisë.

Ramadani, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “në të kundërtën, kjo ndodh pa pyetur fare Qeverinë, diçka sikur gjatë mesnatës midis 17 dhe 18 nëntorit 2024 në kufirin verior”

banner

Ai ka thënë se trupat ndërkombëtare ushtarake kanë vendosmëri të mos lejojnë që situata e sigurisë të dominojë në këta muaj.

“Këta muaj janë domethënës edhe për brenda Kosovës, edhe brenda Serbisë, por edhe në transicionin e e Administratës Amerikane te Presidenti Trum”, ka thënë Ramadani,

Pas shpërthimit të sotëm në kanalin e ujitjes Ibër-Lepenci, edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar që Institucionet e sigurisë të punojnë ngushtë me KFOR dhe prezencën amerikane

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se po rrezikon infrastrukturën strategjike të Kosovës.

“Shpërthimi i sotshëm në Ibër si edhe shpërthimi i mëparshëm në Zubin Potok manifeston mungesën e qasjes praktike të Qeverisë së Kosovës dhe është pasojë e një politike krejt të gabuar të Qeverisë dhe Lëvizjes Vetëvendosje në këtë pjesë të Kosovës. Institucionet e sigurisë të punojnë ngushtë me KFOR dhe prezencën amerikane”, ka shkruar Haradinaj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy