Dëmtimi i kanalit furnizues të ujit të Ibër-Lepencit përbën një situatë shqetësuese që rrezikon funksionimin e përgjithshëm të kompanisë NewCo Ferronikeli Complex LLC.
Përmes një njoftimi në Facebook, fabrika e Ferronikelit bëri të ditur se ky dëmtim ka ndikim të drejtpërdrejtë në infrastrukturën e furnizimit me ujë, duke rrezikuar funksionimin e sistemit të ftohjes së furrës elektrike – një element jetik për proceset prodhuese.
“Nëse sanimi i dëmit nuk realizohet me shpejtësi, rezervat emergjente të ujit mund të harxhohen, duke detyruar ndaljen e operacioneve të furrës elektrike në mënyrë të paplanifikuar. Një skenar i tillë do të kishte pasoja të mëdha për kompaninë dhe proceset e saj industriale.
NeëCo Ferronikeli Complex LLC ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të minimizuar ndikimet negative dhe është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet e Ibër-Lepencit për zgjidhjen e shpejtë të kësaj situate kritike”, thuhet në njoftim