Shpërthimi në veri, Kurti: Rrezikojmë të mbetemi pa energji dhe pa ujë nga mëngjesi i së shtunës

by Nexhat

Një shpërthim i madh që ka ndodhur mbrëmjen e 29 nëntorit në fshatin Varagë të Zubin Potokut ka dëmtuar kanalin e ujit të Ibër-Lepencit.

Ujësjellësi rajonal Mitrovica njoftoi se ka ndërprerë furnizimi me ujë të pijes për shkak të dëmtimit të kanalit.

banner

Kryeministri Albin Kurti në një konferencë të vonë mbrëmjen e së premtes, ka deklaruar se dyshojnë se sulmet e fundit kanë ardhur nga Serbia

“Sonte ishte sulmi më i rëndë, ku me mjete shpërthyese u dëmtua kanali i Iber Lepencit që furnizohen me ujë shumë qytete. Ky është sulm kriminal dhe terrorist që ka synuar të dëmtojë infrastrukturën tonë jetike”.

Kurti ka ftuar qytetarët që të jenë të qetë dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve.

“Sulmi është kryer nga njerëz profesionist, që ne dyshojmë se kanë ardhur nga bandat nga Serbia”.

“Riparimi është shumë i vështirë dhe një pjesë e Kosovës rrezikon të mbetet pa energji qysh nga mëngjesi. Disa qytete dhe Prishtina rrezikojnë të mbeten pa ujë të pijshëm”, ka deklaruar Kurti

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy