Musliu kërkon shkarkimin e Sveçlës, drejtorit të Policisë dhe AKI’së: Albin bëjë një akt si kryeministër normal

by Nexhat

Deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu, ka thëën se “situata alarmante në veri” duhet të hetohet seriozisht dhe të merren masa adekuate ndaj personave që e cenojnë sigurinë.

“Pas dy sulmeve terroriste dhe gjetjes së gjithë atij arsenali  të armatimit në veri, nuk mund t’i ikim pyetjes: KU ËSHTË SHTETI? Situata alarmante në veri nuk mund të mbetet në kuadrin e profilizimit mediatik as të Albinit e as të fansave të tij si Dimali, Mufali dhe Enveri , por duhet të hetohet seriozisht  dhe te merren masat adekuate ndaj atyre që cenojnë sigurinë tonë dhe atyre që janë emëruar në krye të institucioneve që janë të thirrura për të garantuar sigurinë tonë.”

banner

Musliu ka thënë se sulmet që ndodhën së fundi shpalosin “mangësi të theksuar të kontrolliit shtetëror në gjithë territorin e sidomos në atë pjesë ku tensionet dhe sfidat për sigurinë janë të pranishme për një kohë të gjatë”.

Ajo ka shtruar një pyetje: “Dhe pikërisht për këtë, sot, ne duhet të bëjmë vetëm një pyetje: Si mund të ndodhin sulme të tilla terroriste brenda një periudhe kohore kaq të shkurtër, pa u kapur në kohë nga organet tona shtetërore?”

Musliu ka thënë se është  e pamundur të mos vihet në pikëpyetje serioziteti i ministrit të Punëve të Brendshme, Drejtorit të AKI’së, Drejtorit të Policisë dhe Kryeministrit.

“Në këtë kontekst është e pamundur të mos vëmë në  pikëpyetje seriozitetim e Ministriit të Punëve të Brendshme, Drejtoriit të AKI dhe Drejtoriit të Policisë së Kosovës e mbi të gjitha të Kryeministrit të vendit.”

Ajo ka shtuar se dikush duhet të mbajë përgjegjësi.

“Dikush duhet të mbajnë përgjegjësi për dështimin në identifikimin dhe parandalimin e këtyre aktiviteteve që po rezultojnë në sulme terroriste. Kryeministri i këtij vendi, ashtu siç i ka emëruar, duhet edhe t’i shkarkojë  për mos zbatim dhe lëshime të rënda të cilat kanë rrezikuar drejtpërdrejtë sigurinë e qytetarëve dhe kanë cenuar integritetin e shtetit.”

Musliu ka thënë se veriu nuk guxon të përdoret si kartë elektorale nga asnjë parti.

“Veriu i vendit nuk guxon të përdoret si kartë elektorale nga asnjë parti, por kjo nuk guxon në asnjë mënyrë të na step për të kërkuar llogari dhe përgjegjësi përmes një hetimi të menjëhershëm dhe serioz.”

Sipas saj duhet të shkarkohen ministri Sveçla, drejtori i Policisë dhe ai i AKI’së.

“Hapi i parë në një situatë të tillë, është shkarkimi i personave përgjegjës, në mënyrë që të rikthehet besimi i qytetarëve për institucionet tona  dhe të sigurohet një kontroll i plotë dhe efikas mbi territorin e vendit. Paralelisht duhet të bëhët e pamundura për të identifikuar dhe kapur kryerësit e këtyre akteve terroriste. Sepse këto akte terroriste nuk mund të mbulohen me propagandë dhe me sulme të shëmtuara në drejtim të opozitës. Këto akte terroriste duhet të dënohen dhe të sanksionohen me ligj dhe vendosmëri politike. Albin, bëjë njëherë në jetën tënde një akt si një kryeministër normal dhe shkarko Ministrin e Punëve të Brendshme, Drejtorin e Policisë dhe Drejtorin e AKI-së. Vetëm atëherë ne dhe qytetarët mund të besojmë që e ke seriozisht e jo për shfaqje.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy