Abdixhiku para mërgimtarëve në Olten të Zvicrës: Faleminderit për përgjigjen monumentale, ndryshimi po merr formë

by Nexhat

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka mbajtur ‘Turneun e Ndryshimit’ në qytetin Olten të Zvicrës.

Para mijëra bashkëatdhetarëve, kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se sikurse Kosova, edhe mërgata “qenka ngritur në këmbë dhe qenka besatuar për ndryshimin e madh”.

banner

“Më lejoni të ju falënderojë nga zemra, për këtë organizim sa madhështor aq edhe të ngrohtë; të ju  falënderojë për këtë përgjigje monumentale që i paskeni dhënë thirrjes sime për ngritje të djathtë kombëtare”, tha Abdixhiku.

Ai tha se “kjo kryengritje e juaja, na bindë përfundimisht, se ndryshimi i premtuar po merr formë, po merr trajtë, po merr kuptim”.

Abdixhiku shtoi se populli i Kosovës po i ribashkohet LDK’së “shpresës së parë dhe të fundit të Republikës së Kosovës”.

“Ky rrugëtim i ri historik u formësua në të gjitha tubimet e ‘Turneut të Ndryshimit’ që mbajta nëKosovë, si ftesë e thirrje monumentale për ndryshim. Por ky rrugëtim, ishte i mangët, pa Mërgatën tonë! Prandaj dhe jemi këtu sot”, tha Abdixhiku

Sipas tij, asnjë lëvizje e madhe, nuk mund të nisë ndonjë ringritje të djathtë, pa u mbështetur në shpirtin dhe zemrën e kombit, pa u mbështetur në pasurinë tonë të madhe, në vet mërgatën shqiptare.

“Kushtrimi Rugovist ka rënë dhe këtu! Këtij kushtrimi po i përgjigjemi të gjithë me njëzë! LDK është ngritur në këmbë! Dhe kur LDK ngritët në këmbë, s’ka asgjë që e ndalë, s’ka asgjë që e ndanë”, tha ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy