Çitaku i reagon Kurtit: Nëse nuk mund ta mbështesni Thaçin, lëreni rehat

by Nexhat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media sonte ka komentuar situatën e sigurisë në veri të vendit, duke përmendur pengesat në operacionet ushtarake të Kosovës si rezultat i një zotimi të bërë nga ish-kryeministri Hashim Thaçi.

Ai theksoi se kjo marrëveshje e kaluar ka krijuar një disavantazh për institucionet e Kosovës në veri

banner

Pas kësaj deklarate, Vlora Çitaku, nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), reagoi ashpër ndaj Kurtit

Në një postim në Facebook, ajo i kërkoi kryeministrit që të ndalojë sulmet ndaj Thaçit, duke kujtuar se ish-presidenti është aktualisht në një betejë tjetër të rëndësishme

“I nderuari Kryeministër, armiqtë e Kosovës, ata të vërtetit janë jashtë Kosovës, e ata imagjinarët janë vetëm në mendjen tuaj. Hashim Thaçi, opozita, mediat, nuk qeverisin me Kosovën. E keni shumicën absolute, vendimet i merrni ju, si për polici, si për AKI, si për FSK-në”, shkroi Çitaku.

Ajo gjithashtu theksoi se PDK-ja mbështet çdo vendim që fuqizon Republikën, por i bëri thirrje Kurtit që të lërë Thaçin rehat dhe të përqendrohet në qeverisjen e vendit.

“E Hashim Thaçin, nëse nuk mund ta mbështesni, lejeni rehat. Sot ai është në betejë për historinë dhe të ardhmen tonë”, shkroi Çitaku.

Situata në veri mbetet e tensionuar, ndërsa debati politik për menaxhimin e saj shton përplasjet mes qeverisë dhe opozitës

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy