Ish-kryeministri Hoti nisë vizitën zyrtare në Izrael: Njohja e Kosovës nga Izraeli ka qenë historike

by informim

Kjo vizitë zyrtare në Izrael  vije në kuandër  të Grupit të Miqësisë Kosovë-Izrael të Kuvendit të Kosovës.

Sic njofton ish-kryeministri Avdullah Hoti, deputet i LDK-së, njëheri kryetar i Grupit të Miqësisë Kosovë_Izrael ,në dy ditët në vijim, bashkë me anëtarët e Grupit të Miqësisë, do të  zhvillojnë takim me Kryetarin e Kuvendit të Izraelit, Komisionin për Politikë të Jashtme dhe Grupin homolog të Miqësisë. Po ashtu delegacioni nga Kosova do të vizitojnë disa qendra për hulumtime strategjike dhe të sigurisë në Jerusalem.

banner

“Në këtë vizitë historike në Izrael na bashkohen edhe një grup i bizneseve të Kosovës, të cilat do të vizitojnë odat ekonomike në Izrael dhe do të zhvillojnë takime individuale me biznese për të parë mundësitë e bashkëpunimit. Delegacioni i bizneseve është nën organizimin e Odës Ekonomike Kosovë-Izrael, që operon tash e një vit në Prishtinë, ka njoftuar Hoti

“Jam shumë i kënaqur që kjo vizitë po bëhet realitet. Njohja e Kosovës nga Izraeli ka qenë historike edhe për faktin se ka ndodhur drejtpërdrejt nga Shtëpia e Bardhë. Tani na duhet të punojmë shumë që marrëdhëniet e Kosovës me Izraelin të jenë shumë të ngushta, në veçanti në sferën ekonomike ku mundësitë janë të pafundm”, është shprehur z, Hoti në postimin e tij në rrjetin social

Tutje ai theksuar se si Kryetar i Grupit të Miqësisë,  do të jem shumë i angazhuar dhe do të punoj me të gjitha palët që kjo të arrihet sa më pare. /Informim.net

https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/pfbid02YcatsAHwqUrzwiAibKd7UxGF4BW18JH3kvpcGFTfNggBY9Bew7Lp4DzswN5zKhGpl
banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy