Peci i viziton policët në Zveçan, thotë se ekipet “po bëjnë çmos” që situata të jetë nën kontroll

by Nexhat

Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, pas shpërthimit të së premtës në kanalin Ibër-Lepenc, në Varagë të Zubin Potokut, ka dalur në terren në Zveçan për ta monituruar situatën.

Peci ka vizituar njësitet e Policisë së Kosovës që janë duke patrulluar në atë zonë dhe për t’u siguruar që janë duke u ndërmarrë me kohë masat e nevojshme

banner

“Si Kryetar i Komunës së Zveçanit, dëshiroj t’ju informoj për situatën aktuale dhe angazhimin tonë të vazhdueshëm për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve. Pas disa shpërthimeve të ndodhura në zonën tonë, kam dalë personalisht në terren për të monitoruar situatën dhe për t’u siguruar që masat e nevojshme po merren në kohë, ku vizitova njësitët e Policisë së Kosovës”, ka thënë kryetari i Komunës së Zveçanit.

Ai është shprehur se ekipet tona janë në lëvizje dhe se sipas tij, po bëjnë çmos për të siguruar që çdo gjë të jetë nën kontroll, duke shtuar se siguria e qytetarëve është prioriteti i tyre kryesor.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy