Një ushtar i ri i Ushtrisë së Malit të Zi, David Gorvokoviq, i cili aktualisht është pjesë e një misioni të NATO-s në Bullgari, ka festuar Ditën e Flamurit të Shqipërisë, më 28 Nëntor, së bashku me ushtarë shqiptarë.
Ai është fotografuar duke bërë me duar simbolin e shqiponjës dykrenare, gjë që ka shkaktuar reagime të shumta në Mal të Zi.
Gazeta malazeze “Vijesti” raportoi lajmin me titullin: “Pjesëtari i Ushtrisë së Malit të Zi bën ‘shqiponjën dykrenare’”.
Ministri i Mbrojtjes i Malit të Zi, Dragan Krapoviq, konfirmoi për “Vijesti” se informacionet janë të sakta dhe se po kryhet një hetim për të mësuar më shumë detaje rreth këtij rasti.
Ai gjithashtu foli për një incident tjetër që përfshin dy ushtarë malazezë të arrestuar në Kosovë
Ata u ndaluan në Deçan pasi në automjetin e tyre ishte shkruar “Kosova është Serbi”.
Ministri theksoi se autoritetet do të veprojnë në përputhje me ligjin për të trajtuar këto situata