Kurti e përkujton Allaqin, për vrasjen e të cilin njerëzit e VV’së e akuzonin Thaçin

by informim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar në rastin e 25 vjetorit të zhdukjes së aktivistit politik, Behajdin Allaqi.

Për këtë rast, deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje më parë e akuzonin Hashim Thaçin, ish-kryeministrin e Kosovës.

banner

Allaqin e ka vlerësuar lartë Kurti për sakriicën e tij. Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka shkruar edhe për biografinë e tij.

”U bë një çerekshekulli prej kur është zhdukur Behajdin Allaqi, aktivisti politik dhe luftëtari i lirisë! Teksa shënojmë ditët e çlirimit të qyteteve tona dhe të vetë Kosovës në qershor të vitit 1999, sot janë bërë 25 vite nga dita e 11 qershorit 1998, kur ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Behajdin Allaqi u zhduk në rrethana të pasqaruara plotësisht. Që nga atëherë nuk dihet saktësisht çfarë ka ndodhur me të, siç deri sot nuk është gjetur as trupi i tij”.

“Shok në angazhimin e tij politik me figura të njohura si Afrim Zhitia, Fadil Vata e Ukshin Hoti, Behajdin Allaqi ishte anëtarë i organizatës Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovës. Si anëtarë i LPRK-së (LPK-së), Behajdini kishte marrë pjesë në mbledhjet dhe proceset e rëndësishme që themeluan dhe i dhanë formë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për shkak të aktivitetit të tij patriotik, Behajdini u arrestua më 1 gusht 1993 nga autoritetet jugosllave dhe pas një procesi gjyqësor, më 11 nëntor, bashkë me katër shokë u dënua nga Gjykata e Qarkut në Prizren, me dy vjet e tre muaj burgosje, të cilat i vuajti në burgun e Dubravës”, ka shkruar ndër tjerash Kurti në Facebook.

“I diplomuar për filozofi dhe sociologji në Universitetin e Prishtinës, Behajdin Allaqi e vazhdoi punën e tij si profesor në gjimnazin e Prizrenit deri më 1998, kur ky themelues i UÇK-së edhe e veshi uniformën e kësaj ushtrie popullore. Në një periudhë kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte në ngritje dhe strukturim e sipër dhe kur UÇK-ja kishte shumë nevojë për profilin e tij prej aktivisti me mendim të mirëformuar politik dhe prej luftëtari idealist e patriotik, Behajdin Allaqin e zhdukën duke e lënë përherë në mbërje jetën e tij prej çlirimtari.   Në kujtim të veprës së lavdishme të heroit të lirisë së Kosovës, Behajdin Allaqit”, ka thënë Kurti për Allaqin.

https://www.facebook.com/albini2017/posts/808251087335287?ref=embed_post
banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy