Qeveria mbajti mbledhje në orët e vona në formë elektronike, janë marrë vendime të rëndësishme

by engel

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbrëmë një mbledhje në formë elektronike, gjatë së cilës është marrë një vendim i rëndësishëm. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar dhe plotësuar vendimin e marrë më 23 tetor për miratimin e programit të Zyrës për Çështje të Komuniteteve për vitin 2024. Me vendimin e ri janë përcaktuar mënyra të reja për vlerësimin e aplikimeve për projekte.

Ndryshimet dhe plotësimet janë bërë në nenet 6 dhe 7 të këtij vendimi.

banner

Një pikë është fshirë edhe tek Neni 7, që është për Komisionin Vlerësues. Me vendimin e mbrëmshëm është fshirë pika 4 ku thuhet se anëtarët e Komisionit duhet të njohin të dy gjuhët zyrtare, në nivelin profesional.

Ndërkohë, pika 5 e këtij neni ku thuhej se “Ekspertë të jashtëm për përzgjedhjen e projekteve të medias duhet të jenë ekspertë të medias”, është zëvendësuar me fjalinë “Ekspertét e jashtém pér pérzgjedhjen e projekteve duhet të jenë ekspertë të medias apo të OJQ-ve”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy