Shqipëria ka përmirësuar pozicionin e saj, në luftën kundër pastrimit të parave dhe terrorizmit. Indeksi i Bazelit, i cili pasqyron çdo vit ecurinë e rrezikut dhe progresit të qeverive globale, e vlerëson Shqipërinë me 4.35 pikë.
Me sistem pikëzimi nga 0 në 10, ku 10 tregon nivelin më të lartë të riskut, vendi ynë qendron këtë vit mes shteteve me risk të ulët
Vlerësimi tregon se Shqipëria ka përmirësuar ndjeshëm renditjen në një dekadë, duke iu larguar notës 5 e sipër.
Progresi i arritur nga Shqipëria është rezultat i masave të ndërmarra, në kuadër të përmbushjes së rekomandimeve të Moneyval, i cili zë peshën kryesore në këtë vlerësim me 65%.
Me pikët që ka marrë, Shqipëria ka një pozicion më të mirë edhe se disa vende europiane si Italia, Hollanda, Hungaria, Kroacia e Bullgaria.
Indeksi i Bazelit vlerëson 18 tregues në pesë fusha; si kuadri ligjor, korrupsioni, transparenca, përgjegjësia publike dhe risqet ligjore e politike