Ish-këshilltari i Thaçit, Adil Behramaj tha se arrestimet e Speciales sot në Prishtinë filluan menjëherë pasi ish-presidenti dje u ngrit në këmbë kundër padrejtësive.
“Një ditë pasi Hashim Thaçi u ngrit në këmbë kundër padrejtësisë në Hagë, menjëherë në Prishtinë filloi arrestimet Zyra e Prokurorit të Specializuar”, thotë Behramaj.
Tutje ai thekson se ky është një persekutim klasik ndaj njerëzve që në formë direkte apo indirekte kanë lidhje me UÇK-në dhe krerët e saj në Hagë.
“Bashkim Smakaj është ish-ushtar i UÇK-së dhe një hero i heshtur i shtetit të Kosovës. Sot, Prokuroria e Gjykatës Speciale është shndërruar në Ndërmarrje të Përbashkët Kriminale dhe jo të arrestuarit e saj në Hagë!”