Kosova do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën moshën 18-vjeç.
Projektligji që e rregullon këtë çështje ka kaluar sot në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës.
62 deputetë kanë votuar pro miratimit në lexim të parë të Projektligjit Për Ndalimin e Përdorimit dhe Shitjes së Pijeve Energjike për personat nën 18-vjeç.
Deputetja Fitore Pacolli, e cila e prezantoi projektligjin, tha se ligji synon të mbrojë shëndetin publik.
“Gjithashtu përmes këtij projektligji synojmë që të arrihet edukimi për rreziqet që vijnë nga këto pije, veçanërisht për grupet më të ndjeshme siç janë gratë shtatëzëna dhe gjidhënëse”, tha Pacolli.
Kryeparlamentari Glauk Konjufca tha se projektligji do të trajtohet nga komisionet parlamentare para se të dërgohet sërish në kuvend për shqyrtimin e dytë, atë final