“Ngacmim seksual në sallën e Kuvendit”, Bardhi denoncon: Braçe provokoi Zhupën

by Nexhat

Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deklaroi nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë se Erion Braçe provokoi Ina Zhupën me fjalorin e përdorur ndaj saj në sallën e Kuvendit. Sipas tij, termat e përdorur nga Braçe “përfshihen brenda konceptit të ngacmimit seksual”.

“Ndodhi një gjë shumë e rëndë në këtë sallë. Ju që u prekët shumë nga fjala “Miza” apo “Mjaltë”, të kishit mbajtur qëndrim kur kolegu (Erion Braçe) provokoi një kolege (Ina Zhupën) dhe asnjë nga koleget e mazhorancës nuk i thatë që kaloi limitin. Termat e përdorur me “prerje thonjsh” e “lyerje me parfum” përfshihen brenda konceptit të ngacmimit seksual. Ju zonja Spiropali duhet të kishit reaguar, por në vend të kësaj inskenuat indinjatën tuaj duke dalë jashtë sallës”, tha Bardhi.

banner

“Ju sot po ikni nga Parlamenti duke treguar se jeni kukulla në dorë të atyre që kanë pushtetin dhe lidhjen me krimin në qeverinë tuaj”, shtoi ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy