Komandanti i KFOR-it shkon në Manastir të Deçanit, Janjiq i flet për “sfidat e fundit” të besimtarëve ortodoksë

by Nexhat

Igumeni i Manastirit të Deçanit, Sava Janjiq, ka pritur sot në manastir komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani dhe ekipin e tij.

Manastiri i Deçanit në X ka njoftuar se Janjiq i shprehur shqetësimet e tij për “sfidat e fundit me të cilat përballet” kisha ortodokse dhe besimtarët.

banner

“Pas një vizite në kishë, Sava e informoi gjeneralin dhe kolegët e tij për shqetësimet e Kishës Ortodokse Serbe lidhur me sfidat e fundit me të cilat përballet Kisha dhe besimtarët e saj në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Janjiq tha se ka “theksuar rolin kritik të KFOR-it në ruajtjen e stabilitetit dhe paqes në rajon dhe shprehu mirënjohjen për gjeneralin për përpjekjet e paçmuara të ushtrisë italiane në mbrojtjen e Manastirit gjatë 25 viteve të fundit”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy