24
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka publikuar pamje nga punimet që po bëhen në linjat hekurudhore Hani i Elezit – Fushë Kosovë dhe Fushë Kosovë – Mitrovicë.
Aliu tha se punimet në këto dy linja hekurudhore janë intensive, e ku sipas tij, po bëhet rehabilitimi i tërësishëm i tuneleve, urave dhe linjave hekurudhore.
“Pamje nga punët intenzive përgjatë linjave hekurudhore Han i Elezit – Fushë Kosovë dhe Fushë Kosovë – Mitrovicë, ku po bëhet rehabilitimi i tërësishëm i tuneleve, urave dhe linjave hekurudhore”, shkroi Aliu