Politologu dhe eksperti për Ballkanin, Florian Bieber tha se shefja e re e BE-së, Kaja Kallas ka një qasje më të fortë e më vendimtare sa i përket Kosovës dhe dialogut me Serbinë. Sipas tij ajo ka qenë më e zëshme sesa shefi i deritashëm, Borell.
“Është gjë e mirë që sapo e mori mandatin brenda pak ditësh i mbajti takime, pak ditë pas vizitës së saj në Kijev gjë që konfirmon që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë dhe situata në veri janë lart në listën e prioriteteve të shefes së re të BE-së”, tha ai.
I pyetur rreth mesazheve të Kallas për zbatim të marrëveshjeve ndërkombëtare, Bieber tha se pala e Kosovës duhet t’i përmbushë disa zotime duke përfshirë Asociacionin e gjithashtu pala serbe duhet t’i përmbushë zotimet e saj
“Nuk kemi pasur ndonjë përkushtim nga ana e Serbisë për zbatim të marrëveshjes së Ohrit, këtë duhet të presim ta shohim. Pyetje është se çka do të jetë vazhdimësia, çka do t’i kërkohet palëve në kuptimin e ripërkushtimit që Serbia të ndalë fushatën e ç’njohjeve apo bllokimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare”, tha ai.
Sipas tij, sa më shumë që Vuçiqi ballafaqohet me opozitën në Serbi, sa më shumë protesta të ketë në Serbi, do të ketë më shumë gjasa që qeveria në Serbi të shkaktojë telashe më shumë në Kosovë që të shpërqendrojë vëmendje.
I pyetur se a do të SHBA një rol më proaktiv në procesin e dialogut, ai tha se nuk sheh një shenjë të qartë ende sa i përket interesimit të administratës Trump në Ballkan
Bieber e quajti lajm të mirë që Grenell nuk u bë Sekretar i Shtetit.
“Grenell nuk është emëruar Sekretar Shteti dhe kjo besoj është lajm tejet i mirë për Kosovën e për Ballkanin. Roli i tij ka qenë shumë destruktiv, shumë negativ”, tha ai.
Bieber tha se gjëja më e mirë që do të mund të ndodhte është që SHBA-ja ta injoronte Ballkanin për 4 vite që BE-ja të mos jetë ne defansivë.
“Kur ka qenë Trump president kemi pasur shumë diskutime edhe për shkëmbim territoresh që ka qenë e rrezikshme dhe do ta dëmtonte vetëm Kosovën e do të qonte vetëm në më shumë tensione në rajon. Shpresoj që kjo të mos ringjallet si ide në Administraten Trump”, tha tutje politologu Bieber në RTK