Maliqi publikon hulumtimin e FES: Të rinjtë kosovarë ndihen më pak evropian se të rinjtë e Shqipërisë

by Nexhat

Politologu Agon Maliqi ka treguar disa të dhëna të hulumtimit të fundit për të rinjtë që është realizuar nga Fondacioni Friedrich Ebert.

Studimi në fjalë ka pasur për qëllim t’i shtjellojë qëndrimet kryesore të rinisë së Kosovës në lidhje me normat dhe vlerat sociale, arsimin, punësimin, lëvizjet dhe politikën.

banner

Duke i krahasuar të dhëna e këtij hulumtimi në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, ato tregojnë se te rinjtë kosovarë e ndiejnë veten më pak evropian se shqiptarët e Shqipërisë.

Në pyetjen sa identifikohen si evropian, 17 për qind e kosovarëve janë përgjigjur se e ndiejnë veten krejtësisht evropian.

Kurse, në të njëjtën pyetje, 24 për qind e shqiptarëve të Shqipërisë janë përgjigjur se e ndiejnë veten krejtësisht evropiane.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy