Marrëveshje e rinovuar me GP-në e Shangait dhe lamtumirë Holandës
GP i Kinës do të jetë pjesë e kalendarit të Formula 1 deri të paktën në vitin 2030. Ky është lajmi i sotëm, pas rinovimit të marrëveshjes me pistën e Shangait, e cila do të presë një garë në vitin 2024 pas katër vitesh mungesë për shkak të pandemisë së Covid-it.
Sezoni i ardhshëm, GP i Kinës do të jetë i dyti në kalendar pas debutimit në Australi, shkruan Informim.net.
Në anën tjetër, GP i Holandës nuk do të zhvillohet më pas vitit 2026.
Organizatoret e garës në Zandvoort kanë njoftuar se nuk kanë ndërmend të vazhdojnë të presin garën pas skadimit të kontratës së rregullt pas dy vitesh./Informim.net