Ish-ambasadori Dinosha: Nëse ndodh koalicioni me partitë serbe, nuk është mirë për Kosovën

by informim

Ish-ambasadori dhe njohësi i çështjeve politike në Malin e Zi, Ferhat Dinosha, ka folur në lidhje me zgjedhjet që u mbajtën dje atje, se sa është i favorshëm dhe se a mund të ndikojë në raport me marrëdhëniet me Kosovën, fitimi i zgjedhjeve nga lëvizja ‘’Evropa’’.

Ai tha se është  vetëm dita e parë, dhe se nuk dihet ende por duhet pritur për ti parë veprat e tyre.

banner

‘’Po kjo lëvizje është e re e formuar para një viti,  që ka një emër të bukur por duhet të pritur për të parë se a do ti ketë edhe veprat si emrit.

Deri tani nuk ka treguar se do të ketë probleme me projektet që kanë qenë kryesore të Malit të Zi, siç është anëtarësimi, NATO rruga për në BE, dhe njohja e shtetit të Kosovës, domethënë  deri tani nuk kanë treguar se kanë probleme me këto gjera, por ne e dijm se në mesin e kësaj lëvizjeje ka edhe njerëz të cilët janë më afër politikave po-serbe, pro-rusë sesa pro perëndimore, kështu që duhet pritur e parë.’’, tha ai.

Ai ka deklaruar se nuk dihet ende se me kë do të formojë koalicion kjo parti, por në rast se ndodh koalicioni me partitë serbe, nuk është mirë për Kosovën pasi që dihet se çfarë qëndrimesh kanë ata.

‘’Në rast se kjo lëvizje do të duhet të formonte qeveri me partitë serbe, pro ruse dhe me partitë e pakicave dhe kjo do të ishte shumë me pikëpyetje me dilema, për arsye se partitë serbe dihet çfarë qëndrimesh kanë. Megjithëse në koalicion me partitë serbe nuk mendoj se do të kishin përkrahje nga Evropa dhe faktori ndërkombëtar.’’ tha Dinosha

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy