47
Kryeministri Edi Rama në Ditën e Rinisë solli në vëmendje të gjithë të rinjtë që po punojnë dhe ndërtojnë Shqipërinë.
Ai theksoi se qindra e mijëra prej tyre kanë energjinë dhe vizionin për të ardhmen e vendit.
“Respekt në këtë Ditë të Rinisë me mishërimin e qartë të forcës së shembullit të qindra e mijëra të rinjve, që në traditën e prindërve, por me energjinë dhe me vizionin për të ardhmen, punojnë, ndërtojnë e frymëzojnë, duke filluar nga tokat e të parëve, për një Shqipëri në transformim anekënd”, shkruan Rama.