Në emisionin EURO n’T7 është diskutuar plani i Lidhjes Demokratike të Kosovës për sektorin e energjisë dhe dështimet e qeverisë aktuale në këtë sektor.
Visar Azemi nga kjo parti ka vlerësuar se këto katër të qeverisjes së Albin Kurtit janë të humbura për sektorin e energjisë sikurse edhe sektor të tjerë.
“Investimet në sektorin e energjisë janë jetike për qytetarët por edhe për sigurinë tonë kombëtare, kjo u pa edhe me rastin e fundit në Ibër-Lepenc, për këto katër vjet nuk kemi pasur investime në sektor as ngritje të kapaciteteve të reja dhe për këto këto katër vite janë humbura”, ka thënë Azemi.
Se investimet në sektorin e energjisë janë të rëndësisë vitale sipas Azemit tregon edhe fakti se kapacitetet e tanishme gjeneruese janë ndërtuar para se njeriu i parë të shkelë në hënë.
“Kjo tregon vjetërsin e kapaciteteve aktuale gjenereuse që nuk kushte normale jetëgjatësia e tyre do të ishte maksimalisht 40 vjet dhe të njejtat ose duhet të rigjenerohen komplet ose të mbyllen dhe momentalisht nuk ka ndodhur as njëra as tjetra. Meqense Kosova është e pasur me linjit të gjitha strategjit e mëhershme janë të bazuara në ndërtimin e kapaciteteve të reja me bazë linjitin, mirëpo së fundi dështimi i termocentralit Kosova e Re, dëshmoi se gjërat në Kosovë dhe botë kanë ndryshuar”, ka pohuar Azemi.
Sipas kandidatit për deputet Visar Azemi tani cështje është se si të bëjmë një tranzicion energjetik me kapacitete tjera që të na mundësojnë kalimin nga energjia konvencionale drejtë burimeve të ripërtritshme